Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbërritur sërish pranë godinës së Teatrit Kombëtar, së bashku me përfaqësues të opozitës dhe disa qytetarë.

Basha dhe përfaqësues të opozitës janë ulur ndërmjet rrugës ?Myslym Shyri?, duke bllokuar qarkullimin në shenjë proteste.

Ai u shpreh se ata që kryejnë dhunë barbare do marrin përgjigjen e merituar dhe se as nuk do harrohen e as do të falen.

Kryedemokrati theksoi se opozita do të vijojë me protesta, ndërsa premtoi se veprimi i parë që do të bëjnë me marrjen e pushtetit, është vënia para drejtësisë personave përgjegjës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. /tvklan.al