Rreth 100 vende po mbështesin një rezolutë në Asamblenë Botërore të Shëndetit (WHA) duke kërkuar një hetim të pavarur të pandemisë së koronavirusit.

Formulimi i rezolutës është i dobët në krahasim me thirrjet e mëparshme të Australisë për hetim mbi rolin dhe përgjegjësinë e Kinës në origjinën e pandemisë. Kjo mund të ketë qenë e nevojshme për të marrë shumicën nga vendet anëtare të OBSH-së për t?u regjistruar ? veçanërisht ato, siç është Rusia, me lidhje tradicionale të forta me Pekinin.

Por kjo nuk do të thotë që qeveria e Kinës duhet të rri e qetë, shkruan CNN. Potenciali për një hetim të pavarur për të zbuluar informacion të çuditshëm ose ?të turpshëm? është i madh.

Burime të qeverisë Australiane i thanë ABC, transmetuesit publik të vendit, se gjuha e rezolutës ishte mjaft e fortë për të ?siguruar që të zhvillohej një hetim i duhur dhe i plotë?.

Pekini ka thënë më parë se do të mbështeste vetëm një hetim të mbajtur nga WHO, i cili është akuzuar se është ndikuar shumë nga Kina ? një akuzë që zyrtarët e lartë të OBSH-së hedhin poshtë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#China#OBSH#TopChannel