Policia e Shtetit njofton se pas protestës së djeshme janë arrestuar 7 persona për veprat penale ?Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik? dhe ?Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme? si dhe 21 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale ?Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme?.

?Disa persona nga radhët e tubuesve kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme ?Shqiponja?. Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës dhe spitalin ?Nënë Tereza? dhe janë jashtë rrezikut për jetën?, njofton policia.

Njoftimi

?Forcat e Policisë së Shtetit, që prej orëve të para të mëngjesit të datës 17 maj 2020, me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, vijojnë të jenë në mbështetje të aksionit për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t?i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.

Gjatë kryerjes së detyrës, forcat e Policisë janë kundërshtuar me dhunë nga persona që ishin grumbulluar për të mos lejuar prishjen e godinës, duke tentuar që të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

Disa persona nga radhët e tubuesve kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së posaçme ?Shqiponja?. Ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Traumës dhe spitalin ?Nënë Tereza? dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 64 persona, për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë.

Në përfundim të veprimeve të kryera, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, arrestuan në flagrancë për veprat penale ?Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik? dhe ?Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme?, 7 shtetas:

B. A., 38 vjeç;
K. Q., 37 vjeç;
S. N., 35 vjeç;
R. L., 35 vjeç;
E. M., 33 vjeç,
B. T., 30 vjeç;
E. Xh., 33 vjeç.

U proceduan në gjendje të lirë për veprën penale ?Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme?, 21 shtetas.

Për 36 persona të tjerë që ishin të shoqëruar në ambientet e Komisariateve u mor masë administrative në zbatim të Aktit Normativ për marrjen e masave të veçanta kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit apelon për organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim, se grumbullime të tilla janë në kundërshtim të plotë me ligjin dhe Aktin normativ duke u shndërruar në një rrezik potencial për përhapjen e infeksionit COIVD-19, pasi Tirana është ende një zonë e kuqe në hartën epidemiologjike të vendit?, njofton policia.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Ch...