Pas më shumë se dy muaj nga mbyllja e institucioneve arsimore për shkak të koronavirusit, dyert e 500 shkollave në Shqipëri u hapën sot për klasat e 12. Maturantët kanë hyrë në ambientet e shkollës nën masa të rrepta distancimi. Ishin të pajisur me maska, si dhe u matej temperatura.
Në rregulloren e përcaktuar, nuk duhet të jenë më shumë se 15 nxënës në klasë, ndaj janë angazhuar edhe mësuesit e tjerë e klasave më të ulëta që t'u bëjnë mësim.

Numri i reduktuar i nxënësve në klasë i ka shqetësuar ata për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi pasi nuk ka mësues mjaftueshëm. Deri në 5 qershor ata do të përsërisin njohuritë për 4 lëndët që janë provime të maturës shtetërore. Sipas Ministrisë së Arsimit, nga 31 mijë maturantë, rreth 1500 prej tyre kanë zgjedhur të punojnë individualisht dhe të vijojnë me mësimin online.

Por në një kohë që nxënësve u kërkon masa strike për rikthimin në bankat e shkollës, Tirana, por edhe qytetet e tjera i janë kthyer normalitetit.
Madje sot është edhe dita e parë e hapjes së lokaleve. Pjesa kryesore e atyre që janë në ambiente të hapura ishin plot me klientë. Ata që ruanin distancën dhe masat mbrojtëse janë vetëm kamarierët. Edhe trafiku sot në kryeqytet ishte më i rënduar se zakonisht. Të gjitha kryqëzimet ishin të bllokuar.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/