Surprise Me!

Ore News - Izolimi përgjysmoi aksidentet, por mbetet i lartë numri i viktimave në rrugë

2020-05-18 0 Dailymotion

#tvora #rtvoranews
Izolimi i qytetarëve për shkak të Covid-19 ka përgjysmuar numrin e aksidenteve rrugore, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për numrin e vitktimave. Kjo shifër sipas INSTAT vijon të jetë e lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kufizimi i lëvizjeve për shkak të pandemisë Covid-19 ka reduktuar me 54.5% numrin e aksidenteve rrugore përgjatë muajit prill krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Ndonëse aksidentet kanë shënuar një rënie të ndjeshme numri i jetëve të humbura është reduktuar vetëm me 4 persona krahasuar me prillin e vitit 2019.

Sipas INSTAT, muajin e kaluar kanë ndodhur 51 aksidente rrugore nga të cilat kanë humbur jetën 10 persona.

Ndikuar nga ndalim-qarkullimi për rreth dy muaj edhe shifrat për katërmujorin e parë të vitit 2020 kanë një rënie me rreth 33% dhe numri i të aksidentuarve përgjatë kësaj periudhe është ulur nga 630 që ishte një vit më parë në 427.

Sjellja e drejtuesit të mjetit vazhdon të mbetet një problem pasi përgjatë muajit prill 84.3% e aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e tyre, duke u ndjekur nga aksidentet që vijnë si pasojë e sjelljes së këmbësorëve.

Numri më i lartë i aksidenteve është shkaktuar nga mosha 25-34 vjeç, të cilët zënë 33.3% të rasteve edhe pse me një përgjysmim krahasuar me një vit më parë.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/izolimi-pergjysmoi-aksidentet-por-mbetet-i-larte-numri-i-viktimave-ne-rruge

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon