Turizmi është një nga sektorët më të goditur për shkak të masave kufizuese për shkak të pandemisë Covid-19. Për të tërhequr vizitorët, ku shpresat janë tek pushuesit vendas dhe ato të rajonit, subjektet akomoduese kanë hartuar menjëherë oferta.
Pa turistë ky sektor është i vdekur, ndaj bëhet thirrje për hapje të menjëhershme të kufijve, të paktën me vendet e rajonit dhe heqjen e çdo kufizimi për lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.
Për Klan Plus, përfaqësues të subjekteve akomoduese në bregdetin e Durrësit tregojnë masat që kanë marrë për t'u mbrojtur nga Covid-19. Ndërkohë në Pro Business, kreu i Shoqatës së Restoranteve Turistike, Kujtim Dervishi, thotë se në këtë periudhë vështirësie, qeveria duhet të heqë disa taksat për 3 muaj.
Në një qëndrim të përbashkët, operatorët turistikë përmes një letre publike drejtuar Kryeministrit Edi Rama, kanë kërkuar që në datën 8 Maj heqje të barrierave që pengojnë ushtrimin e aktivitetit, si eliminimi i fashave të orarit për lëvizjen e qytetarëve, të lejohet hapja e plazheve dhe të nisë rakordimi me vendet kufitare, në mënyrë që të hartohet një plan i përbashkët për sa i përket hapjes për qëllime turizmi, pasi sipas tyre, nëse nuk hapen së paku kufijtë me vendet kufitare, ky sektor do ndeshet me pasoja shumë të rënda dhe një numër i madh i këtyre subjekteve pritet të falimentojnë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/