#tvora #rtvoranews
Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi, rikthimi tek buxheti i Tiranës për ndërtimin e Teatrit Kombëtar nuk është një mundësi reale.

Në një intervistë për Ora News, Preçi tha se buxheti prej 22-30 milion eurosh për ndërtimin e teatrit të ri nuk është realisht, pas krizës së shkaktuar nga tërmeti dhe pandemia Covid-19.

Zef Preçi: ''Tashmë ka një përfshirje të sforcuar të të gjithë aktorëve dhe faktorëve që u përfshinë në këtë lloj afere sipas mendimit tim, për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, duke shkelur të gjitha procedurat ligjore. Në këtë kontekst, rikthimi i tek buxheti i Tiranës tingëllon më shumë si një përpjekje për të kapërcyer momentin, se sa një mundësi reale. Tirana është një nga qarqet më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, dhe Tirana ka më shumë se 40% të bizneseve në vend që janë goditur nga pandemia e koronavirusit. Rikthimi i premtimit për të ndërtuar teatrin e ri me një buxhet 22-30 milion euro, është jo realist dhe është dëshmi e arrogancës më të cilën qeveriset Shqipëria dhe bashkia e Tiranës.''

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/preci-shembja-e-teatrit-kombetar-te-mbajtur-angazhimet-perballe-oligarkeve

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/HeLakgo-56c

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv