Arkiva Lajme - Tv Klan 1999

Shpresa për tokën e premtuar përtej Adriatikut rrezikon sërisht jetë njerëzish. 30 kosovarë i kanë shpëtuar vdekjes paraditen e sotme falë ndërhyrjes së shpejtë të një anije shqiptare dhe Guardia di Finanzas.

30 kosovarët e nisur me skafe nga brigjet e Vlorës janë hedhur në det nga skafistët 18 km në jug të qytetit, pasi drejtuesit e skafeve kuptuan se policia shqiptare në bashkëpunim me atë italiane po rrezikonin kapjen e tyre. Por s?është ky rasti i vetëm.

Natën e mbrëmshme dhe orët e para të mëngjesit të sotëm kanë rrezikuar seriozisht jetën e 98 kosovarëve të tjerë. Mes tyre 44 fëmijë dhe 24 gra dhe vajza. Edhe kësaj radhe skafistët të ndjekur nga motovedetat italiane, i kanë hedhur në det të 98 kosovarët që ishin nëpër skafe.

Ngjarja ka ndodhur 15km në jug të qytetit të Vlorës. Pas ndërhyrjes së polisicë të gjithë kosovarët janë kthyer në kampingun e Vlorës, ku ju është dhënë ndihma mjeksore./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/