Surprise Me!

Godinat e pabanuara kthehen në strehë për përdoruesit e drogës, banori në Vlorë: Më dhimbsen

2020-05-20 0 Dailymotion

Vetëm tre ditë më parë një 33-vjeçar nga Vlora u gjet pothuajse i dekompozuar në një godinë të braktisur në lagjen 1 maji të qytetit pasi ishte denoncuar i humbur nga familjarët.

Në Vlorë janë dhjetra godina të braktisura të cilat tashmë shërbejnë për përdoruesit e lëndëve narkotike të cilët madje janë shumë të rinj. Qytetarë të Vlorës shprehen të shqetësuar për situatën, ndërsa kërkojnë që ato të shemben ose të ketë një projekt nga bashkia e Vlorës.

Godinat janë kthyer tashmë në qendra të përdorimit të lëndëve narkotike një fenomen shqetësues tashmë në Vlorë.

"E më tha nipi që para tre ditësh kanë gjetur njërin të vdekur. Ato të shemben e të ndërtohet një pallat. Lëto vetëm për siklete janë,"-shprehet një qytetare.

"Kush e di sa herë shoh njerëz që vijnë aty dhe më vjen keq se janë të rinj. Çuna të rinj, më dhimbte shpirti. Është mirë që këto të sheshohen. I përdorin për përdorimin e drogës. Zakonisht vijnë pasdite. Djali i vdekur u gjet diku tjetër, ko këtu,"-deklaron një tjetër qytetar.

Buy Now on CodeCanyon