Gjyqtari i Shkodrës Besmir Stroka ditën e sotme ka pranuar kërkesën e mbrojtësve Arber Hoxha dhe Sokol Tahiraj duke shuar masat e sigurimit "arrest ne burg" për disa prej të hetuarve të grupit Bajri.

Kështu është shuar masa arrest në burg për Safet Bajrin duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për vendimin penal të formës së prerë. Ndërkohe lirohen nga ambientet e paraburgimit edhe Ismet Idrizi, Asmer Bilali dhe Samet Halluni.

Ndërkohë janë zgjatur afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin. Gjithashtu masa e sigurimit është zëvendësuar edhe për Emrah Plakun dhe Jorida Muratin, nga arrest shtëpie në detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore.

Por kush është Astmer Bilali? Ai ka qenë ish boksier i Vllaznisë, ndërsa ra në qendër të vëmendjes së mediave kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit.

Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv.

Ai u arrestua si pjesë të "Bajrave", e ndërsa u akuzua për një sërë veprash penale. Vitin e kaluar iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali.