Surprise Me!

Berat- Shkrumbohet banesa/ Shpëtojnë mrekullisht 2 banorët...shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

2020-05-20 1 Dailymotion

BERAT- Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Vodëz të Njësisë Administrative Lumas.

Banesa ku jetonte familja e Skënder Dollanit është përfshirë papritur nga flakët dhe deri në mbërritjen e Repartit Zjarrfikës nga qyteti i Kuçovës, banesa është shkrumbuar totalisht.

Shërbimet zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit, por nuk kanë mundur dot të shpëtojnë asnjë orendi shtëpiake pa u djegur. Përpara mbërritjes së zjarrfikësve banorët kanë nxjerrë mes flakëve pa asnjë lëndim nëna e moshuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike si pasojë e rrjetit e energjetik të amortizuar dhe të vjetër.

Buy Now on CodeCanyon