Kompania italiane ?Shencia? e cila bën rekonstruimin e teatrit shqiptarë, u ka borxh rreth 100 mijë euro kompanive që i ka angazhuar si realizues të projektit. Por thuajse po aq është edhe borxhi i teatrit ndaj kompanisë italiane që ka degën e saj në Shkup. Sipas informatave të Alsat M pronarët e kompanisë nga Italia nuk janë në vend që nga fillimi i marsit, apo që nga fillimi i epidemisë së Virusit Korona. Punëtorët janë në shtëpi dhe marrin vetëm 50% të rrogës. U.D drejtor i teatrit shqiptarë, Ylber Murtezi thotë se nuk mundet të gjejë asnjë nga kompania për ta përmirësuar çatinë e cila pikoi pas rekonstruktimit gjashtëvjeçar që kushtoi më shumë se 10 milionë euro. Ai paralajmëroi padi penale kundër kompanisë ?Shencia? nëse nuk vjen ta riparojë çatinë për 15 ditë.<br /><br />Nëse nuk na japin përgjigje gjatë kësaj periudhe, atëherë ne do të marrim masa tjera. Eventualisht si institucion do Ptë përgatisim kallëzime penale kundër kësaj kompanie"-tha Ilber Murtezi, U.D drejtor i Teatrit Shqiptar.<br /><br />Revizion të dokumentacionit për tenderin e rindërtimit të Teatrit Shqiptar do të bëjnë edhe inspektorët e Ministrisë së Kulturës. Të gjitha dokumentet do të kontrollohen. Me ribalancin e buxhetit nga java e kaluar, Teatrit Shqiptar iu shkurtuan 15 milionë denarë dhe këtë vit do të funksionojnë me vetëm pesë milion denarë. Në vitin 2018, një kontroll i pavarur në këtë teatër gjeti një sërë parregullsish.
