Surprise Me!

"Ju flet Moska" - Shembja e godinës së teatrit, fundi i teatrit politik që nisi në 1990

2020-05-20 1 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Gazetari Kastriot Myftaraj trajtoi këtë të mërkurë në emisionin e tij "Ju flet Moska" në RTV Ora se si shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon dhe fundin e një teatri politik të krijuar që në vitin 1990.

Kastriot Myftaraj: Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar është bërë tashmë një çështje e politizuar. Nuk dua të them se këtu diçka të keqe. Madje teatri dhe politika shkojnë bashkë. Në historinë e njerëzimit ka ngjarje që e kanë zanafillën në teatër. Drama të caktuara kanë nisur dhe revolucione të caktuara. Greqia e lashtë dhe më vonë. Në Francën e shekujve 18-19. Mes teatrit të luajtur në skenë dhe jo teatrit të përfaqësuar politikisht.

Që kur filloi pluralizmi në Shqipëri në vitin 1990, shumë aktorë u bënë politikanë, nga të dyja palët, PD dhe PS. Kjo tregon se politika jonë gjatë këtyre 30 viteve ka qenë shumë teatrale. Nëse ka ndonjë gjë që simbolizon shembja e ndërtesës së teatrit, ka të bëjë me atë që data e shembjes të saj shënon dhe datën e fundit të teatrit politik të demokracisë dhe pluralizmit që nisi në Shqipëri në dhjetor 1990. Me shembjen e ndërtesës së teatrit mund të thuhet se ky teatër politik i nisur në vitin 1990 mori fund. Ky teatër politik në të cilin, rolin kryesor nuk e kanë patur aq individët se sa e ka patur një parti.

Ka qenë një parti e cila përdori skenën e teatrit. Kjo parti lindi parti të tjera, Partinë Demokratike, Republikane dhe LSI-në. Me këtë teatër politik, shqiptarët janë marrë 30 vjet. Është thënë që ky teatër politik ka bërë të mundur që përgjegjësia e një partie tu kalojë aktorëve të veçantë. Shkatërrimet e viteve 1990-1991 i kalojnë opozitës të krijuar nga Partia e Punës. Grupi i fundit armiqësor i madh që nxori Partia e Punës ishte grupi opozitar i komunistëve dhe kandidatëve të partisë dhe familjarëve të tyre.

Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-shembja-e-godines-se-teatrit-fundi-i-teatrit-politik-qe-nisi-ne-1990

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon