#tvora #rtvoranews
Emisioni investigativ "BOOM" solli këtë të mërkurë denoncimin e një qytetari nga Rogozhina, i cili ndalohet që të hyjë në arën e tij.

Vullnet Koçi është banor i Gërmenjit, Njësia Lekaj, Bashkia Rrogozhinë. Ai është pronar i një are, buzë përroit, në këtë fshat, për të cilën paguan taksat vendore në mënyrë të rregullt. Por, nuk e ka shfrytëzuar asnjë herë.

Sipas tij , bashkëfshatërët që i kanë arat para pronës së vet, e kanë penguar duke zënë prita me gardhe në rrugën e shtetit dhe kështu nuk ka mundur dot ta punojë tokën.

Administratori, pas këtij shqetësimi, ka shkuar vetë në terren për të parë situatën dhe ka gjykuar se z. Vullnet mund dhe duhet të kalojë vetëm nga ana e poshtme, buzë përroit për të shkuar tek ara e vet.

Vullnet Koçi: Dikur ky zotëria tha që i kam hequr telat. Kur vij herën tjetër më thotë që jo, nuk kalon këtej. Më thonë kryeplaku dhe administratori që ty të takon vëtëm andej poshtë, nuk të takon rruga këtu.

"BOOM" shkoi vetë për të parë nëse është e mundur kalimi sipas sugjerimit të administratorit. Banori heq këpucët dhe futet në përrua. Terreni është i vështirë, plot shkurre dhe i pamundur për t?u përshkuar.

Pas kësaj takuam administratorin i cili këmëngul se fermeri mund të kalojë lehtësisht nëpërmjet rrugës që i ka këshilluar.

Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/article/boom-fqinjet-i-zene-prita-fermerit-qe-te-mos-shkoje-tek-ara-e-vet-ideja-gjeniale-e-administratorit-te-kaloje-ne-perrua

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp