Pas tubimeve masive në të cilat u panë edhe protestues të armatosur, ata që janë zemëruar nga masat kufizuese anti virus në shtetin amerikan të Miciganit kanë nisur tashmë operacionin ?prerja e flokëve?.

Berberët, të armatosur me gërshërë janë mbledhur para godinës së qeverisë lokale, duke evituar madje edhe maskat mbrojtëse dhe distancën sociale, duke performuar atje prerje flokësh. Karriget dezinfektoheshin pas cdo prerjeje.

Kjo është protesta e katërt e madhe kundër guvernatores demokrate Grecen Uitmer, e cila ka lëshuar urdhra strikte qëndrimi në shtëpi prej pak më shumë se një muaji. Në fund të prillit, protestues të armatosur hynë në godinën e autoriteteve lokale në lansing, duke kërkuar zbutjen e izolimit që kishte si qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Micigani është një nga shtetet më të goditura në SHBA, me më shumë se 5 mijë viktima të lidhura me Covid 19. Shteti është bërë edhe një epiqendër e debateve kombëtare se kur dhe si duhet të rihapen bizneset me qëllim zbutjen e dhimbjes ekonomike të shkaktuar nga kriza globale shëndetësore. Protesta e fundit, ishte organizuar nga grupet konservatore, në mbështetje të Karl Manke, një berberi që humbi licensën pasi hapi sallonin e tij në fillim të muajit duke sfiduar rregullat e izolimit. Po ashtu, në event, ofroheshin edhe masazhe.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Michigan#Barbers#TopChannel