Surprise Me!

Top News - Java e punës 4 ditë? Zelanda e ka testuar: Me sukses!

2020-05-26 0 Dailymotion

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka inkurajuar sistemin me katër ditë pune në javë, me qëllim të rritjes së turizmit të brendshëm.

Industria shtetërore e turizmit ? një nga sektorët më të rëndësishëm ? është goditur rëndë si pasojë e pandemisë me koronavirus. Kjo ide është pëlqyer shumë nga banorët e Zelandës së Re.

Nëpër platformat e mediave sociale shumëkush ka shfaqur patishmërinë për ta pranuar këtë ide por ka patur edhe nga ata që thonin se diçka e tillë do të rezultonte në orare më të gjata pune, çka do t?i bënte njerëzit më pak produktivë. Por, në fakt, është një biznes në Zelandën e Re, i cili filloi të praktikonte javën e punës me katër ditë që nga viti 2018.

Perpetual Guardian, tërhoqi madje vëmendjen e medias ndërkombëtare kur filloi të testonte këtë praktikë dhe tani thotë, se java katër ditëshe e punës është dicka që mund të aplikohet shumë lehtë dhe efikase.

?Mund të jetë strategji për të rindërtuar ekonominë, në veçanti tregun e dëmtuar të turizmit?, ka thënë Andrew Barnes, themelues i Perpetual Guardian ka thënë për të përditshmen britanike ?The Guardian?.

?Ne duhet të jemi të guximshëm me modelin tonë. Kjo është një mundësi për një ndryshim të madh?, ka thënë mes tjerash ai

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JacindaArdern#NewZeland#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon