Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se Rama e shembi Teatrin Kombëtar pasi nuk pati fat të luajë në të.

Sipas saj shkak ka qenë mediokriteti i kryeministrit që nuk ishte i duartrokitur në atë skenë por i përbuzur.

?Me bandat e tij, me strukturat rrënoi një shtet të tërë. Ky zotëri që flet për maketet fëmijënore kur do të shlyejë defiçencat e tij në fëmijëri, nuk mund të shlyejë atë që i ka bërë.

Flet për projekt- ide për Teatre me vlerë 30 milionë euro, duhet t?ua japë qytetarëve që s?kanë bukë të hanë. Ky flet për fasadë dhe luks. Të hyjë në shtëpitë e qytetarëve, të shohë bizneset si kanë falimentuar, të shohë si janë hequr qytetarët nga puna. Si nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e dritave dhe ujit, të marrin pension.

Ky që i thotë artistëve dhe regjizorëve, që ëndërroi një ditë të luajë aty në atë skena, pasi paaftësia dhe mediokriteti nuk e lanë të ishte i duartrokitur në atë skenë, por ishte i përbuzur. Më mirë shekspiriane se i dhunshëm, dhe një bastard që mohon fëmijën e tij.
Nuk do dalë njeri pa shpaguar atë që i kanë bërë shqiptarëve. Kulmi arriti me shqiptarët, me identitetin, me atë që kërkon të shkatërrojë identitetin dhe trashëgiminë kulturore.

E shkatërroi arsmin, sistemin arsimor. Kurrikulat nuk kanë asgjë për dinjitetin kombëtar por nuk ekzistojnë si komb për Edi Ramën.
Ky njeri që thotë unë jam shumica. Përkundrazi nuk është shumica. Ky është rrëmbyes i votës së lirë. Ky njeri vetëm ka kopjuar gjithë jetën. Rama nuk çlirohet dot nga zinxhirët e krimit të organizuar. Prandaj ik të shpëtosh veten dhe njerëzit. ?- tha Kryemadhi.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MonikaKryemadhi#Teatri#TopChannel