Vatra e protestës vijuese te Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u zhvendos para godinës se Prokurorise se Posacme SPAK.

Artistët, aktivistët dhe qytetarët dorëzuan gjithashtu një shkresë te tretë ku kërkuan sekuestro preventive për te bllokuar çdo veprim derisa te zbardhet e vërteta e shembjes se teatrit. Në kallzim kërkohet arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ne kryetarit Arbjan Mazniku për dyshimet se ata kanë kryer korrupsion.

Adriatik Lapaj paralajmëroi nje seri kallzimesh qe sipas tij do vendosin ne provë SPAK, ndërsa tregoi planet e aleancës.

Ne SPAK gjenden dy kallzime te dorëzuara dhjetor 2019 dhe e fundit ne maj 2020, pak ditë përpara se Teatri Kombetar te shembej. Te dyja këto çështje janë bashkuar ne një te vetme, ndërsa një hetim i 3 po kryesohet nga prokuroria e Tiranës, mbështetur ne denoncimin e aleancës ndaj inxhinierëve qe e vlerësuan teatrin me strukturë te dobët dhe te rrezikshme.

Për dosjen e tretë prokuroria ka kërkuar dokument shtesë ndërsa e ka regjistruar çështjen për falsifikim dhe shpërdorim.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#Teatri#TopChannel