Surprise Me!

Meta- opozitës: Rikthehuni në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

2020-05-26 0 Dailymotion

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje opozitës jashtëparlamentare për t'u rikthyer në tryezën eKëshillit Politik.<br /><br />"Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti sot me kërkesën e Tij në Pallatin e Brigadave, kryetarët e partive të Opozitës së Bashkuar. Presidenti Meta i falenderoi për angazhimin dhe propozimet e tyre për tejkalimin sa më parë të situatës së vështirë të krijuar nga COVID-19. Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e thellë për ngjarjen e fundit të shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe e cilësoi atë si provokim për demokracinë, shtetin ligjor, por edhe për Opozitën e Bashkuar dhe natyrisht ndaj vlerave europiane.<br /><br />Presidenti Meta i informoi për përpjekjet dhe propozimin prej Tij të një platforme konkrete gjithëpërfshirëse për integrimin europian. Presidenti Meta theksoi rëndësinë që Opozita e Bashkuar të japë kontributin e saj në Këshillin Politik për të treguar vullnetin për rikthimin e legjitimitetit të të gjithë institucioneve përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme", njofton presidenca.

Buy Now on CodeCanyon