Greqia do të lejojë turistët të hyjnë në vend pa u bërë testin e koronavirusit apo pa i futur në karantinë kur fluturimet ndërkombëtare të rifillojnë më 1 korrik.

Por, zyrtarët e shëndetësisë do të kryejnë teste të shpejta, kur të jetë e nevojshme ? tha ministri grek i turizmit Haris Theoharis.

Ai prezantoi masa specifike për kthimin në jetë të industrisë së dëmtuar rëndë të turizmit pas një fjalimi në televizion të kryeministrit Kiriakos Mitsotakis, që prezantoi një plan gjithpërfshirës për ristartimin e ekonomisë. Avionët do të fillojnë të zbresin në tokë, në aeroportin ndërkombëtar të Athinës kur shërbimet të rifillojnë më 15 qershor por aeroportet e tjera do të hapen vetëm më 1 korrik ? tha ai. Turistët e parë do të jenë nga vendet ku të dhënat epidemiologjike janë inkurajuese, si Ballkani, dhe vendet e Evropës veriore si gjermania.

Theoharis ndërkohë tha se autoritetet do të forcojnë kapacitetet e sistemit shëndetësorë në disa destinacione turistike duke siguruar teste dhe mjekë, por edhe një plan operacional për menaxhimin e infektimeve të mundshme, si mjekë hotelesh, zona karantine dhe transferime për në spital.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turistet#Greece#TopChannel