Surprise Me!

Tavë me pulë, qepë dhe oriz nga zonja Vjollca

2020-05-26 5 Dailymotion

Tavë me pulë, qepë dhe oriz
Përbërësit:
4-6 racione mish pule ose 1 pulë mesatare
2 qepë
Vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalp
2 gota oriz
Kripë dhe piper të zi
1 lugë gjelle nenexhik i thatë ( opsionale)
6 gota lëng pule
Përgatitja
Fillimisht në një tenxhere ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe skuqim pak copat e pulës. Shtojmë 6 gota ujë të nxehtë dhe pak kripë dhe ziejmë mishin e pulës për 30 sekonda. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepën me një lugë gjelle vaj dhe një lugë gjelle gjalpderi sa qepa të bëhet transparente.Shtojmë orizin ( të shpëlarë) dhe e skuqim së bashku dhe pak kripë, piper të zi nëse dëshironi një lugë kafe nenexhik të thatë dhe menjëherë shtojmë lëngun e pulës.I japim një valë për 3-4 minuta. E shtrojmë në një tavë, vendosim copat e pulës mbi oriz dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturë 180-190 gradë Celsius për 35-40 minuta.

Buy Now on CodeCanyon