Fikret Shatri është një sportist i njohur në Kosovë me një karrierë të gjatë si basketbollist dhe trajner i basketbollit. Pak ditë më parë ai vrapoi nga Prishtina në Istog për 10 orë e 30 min në një distancë mbi 80 km. Ai e realizoi i vetëm këtë sfidë duke bërë kështu edhe xhiron e mediave jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri e më gjerë. Vrapimi i tij i fundit është për t'u vlerësuar sepse janë të paktë ata sportistë që kanë arritur 80 km vrap në asfalt. Temperaturat e larta të disa ditëve më parë ia bënë edhe më të vështirë maratonën. Fikret Shatri është anëtar i "Kosova Trail Running Association dhe njihet edhe për shumë rekorde të tij të mëparshmë. Ai ka kaluar me sukses maratonën e vrapimit malor në Capadoçia, Turqi (119km). Pasionin për sportin ai ia ka injektuar edhe familjes së tij, madje vajza e tij Era është kampione e Kosovës në basketboll. Gjatë dy ditëve të fundit edhe në Kosovë moti ka qenë i paqëndrueshëm, por Fikretit i pëlqen shumë që të vrapojë në natyrë edhe kur bën freskët apo bie pak shi. Ne e ishim me në një lidhje në skype me Fikret Shatrin,.se në çfarë itinerari e kemi gjetur sot, ndiqni intervistën...

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel