VLORË- Një 25 vjeçar është ekzekutuar në derën e shtëpisë së tij natën e Fiter Bajramit me 5 plumba nga 10 që u shtinë mbi të në qytetin e Vlorës.<br /><br />Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pasi akrepat e orës kanë shënuar 12:00, pranë zonës së quajtur "7 pallatet", ku si pasojë e plumbave të marra ka gjetur vdekjen menjëherë Kristian Breshanaj, 25-vjeç. Breshanaj kishte vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Belgjika, djalë i një mjeku reanimator në Spitalin e Vlorës.Një vrasje e mirëmenduar dhe me të njëjtën skemë ekzekutimesh të ndjekura edhe në krime të tjera. Autorët kanë djegur makinën që përdorën gjatë vrasjes rreth 1 km larg nga vendi i ngjarjes lagjja "10 korriku", një BMW me targa greke e cila u gjet e djegur nga forcat policore brenda së cilës është gjetur edhe arma kallashnikov. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet se kanë 2 persona të maskuar, e ndërsa mendohet se ato janë ndihmuar nga një makinë tjetër.<br /><br />Policia ka shoqëruar deri më tani 12 persona të cilët mund të kenë informacione që mund të çojnë deri në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, për motive ende të paditura. Report Tv sjell pamje nga vendngjarje ku shihet rrugica në të cilën është ekzekutuar i riu 25-vjeçar dhe makina e djegur e autorëve, brenda së cilës ishte dhe arma e krimit.