Në xhaminë e madhe në Prishtinë, u mbajt ceremonia e faljes së namazit me rastin e Fitër Bajramit.

Para një numri të vogël zyrtarësh të bashkësisë islame të kosovës, myftiu Naim Tërnava, uroi besimtarët myslimanë. Si asnjëherë më parë, për faljen e namazit të Bajramit, xhamitë në Kosovë kanë qenë të zbrazura, si pasojë e pandemisë.

Për shkak të pandemisë, myftiu i Kosovës ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër Bajramit dhe ceremonitë e tjera.

Myslimanët në të gjithë botën po shënojnë në fakt një festë Bajrami si asnjëherë më parë, me shumë prej tyre në izolim për shkak të koronavirusit.

Festa e bajramit, një nga më të rëndësishmet në kalendarin mysliman, shënon fundin e muajit të shenjtë të ramazanit dhe tradicionalisht festohet me falje në xhami, dreka familjare dhe blerje rrobash të reja, dhuratash dhe ëmbëlsira.

Por këtë vit, festimet janë lënë në hije nga koronavirusi.

Shumë vende, nga arabia saudite e deri në egjipt, turqi dhe siri, kanë ndaluar faljet masive për të kufizuar përhapjen e sëmundjes. Arabia saudite, që mban edhe vendet më të shenjta të islamit, nisi një izolim pesë ditor nga e shtuna pasi infektimet thuajse u katërfishuan që nga fillimi i ramazanit, duke shkuar në 68 mijë, shifra më e lartë kjo në vendet e gjirit.

Faljet e Bajramit u mbajtën në dy xhami të shenjta në qytetet e mekës dhe medinës, por pa besimtarë dhe kjo u vendos me një dekret mbretëror. Xhamia e madhe e Mekës është thuajse e zbrazur nga besimtarët që nga marsi, me një zbrazëti shokuese përreth qabesë së shenjtë.

Xhamia Al Aksa në Jeruzalem, vendi i tretë më i shenjtë i islamit, do të hapet për besimtarët vetëm pas bajramit.

Në Liban, autoritetet kanë lajmëruar rihapjen e xhamive vetëm për faljet e të premtes. Ndërkohë, myslimanët në Azi, nga Indonezia në Pakistan, Malajzi dhe Afganistan, i janë drejtuar tregjeve për blerjet e para Bajramit, duke shkelur rregullat kundër koronavirusit dhe ndonjëherë policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmat.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NaimTërnava#EidMubarak#TopChannel