Festën e Fitër Bajramit besimtarët musliman po e festojnë në karantin prej 42 orëve. Nëpër rrugët kryesore në Shkup qarkullojnë vetëm veturat e policisë dhe ata që posedojnë leje për lëvizje. Por kështu nuk ishte nëpër disa lagje të Çairit.<br /><br />Disa metra më larg, disa banorë në këtë mënyrë kishin zgjedhur të kalojnë festën e Bajramit në kohë të karantinës.<br /><br />Sipas të dhënave të MPB-së, në 24 orët e fundit, 59 persona nuk e kanë respektuar ndalimin për lëvizje, 32 prej të cilëve janë shoqëruar në polici, ndërsa për të tjerët u morën të dhënat dhe do të pasojnë masat e duhura. 141 persona u është dhënë vendim për izolim, 14 persona kanë nënshkruar deklaratë për izolim, ndërkohë gjatë kontrolleve të personave që janë në izolim dhe vetëizolim pjestarët MPB-së kanë konstatuar se 4 persona nuk kanë respektuar masën.