#tvora #rtvoranews
Disa muaj pas shembjes së ndërtesave të zona e Astirit, Avokati i Popullit ka gjetur shkelje të rënda përsa i përket procesit që sipas këtij institucioni ka shkaktuar edhe një dëm financiar.

Bazuar në raportin vjetor të Avokatit të Popullit për 2019 të dorëzuar në Kuvend, evidentohet se gjatë procedurës së ndjekur nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar për çështjen e Astirit rezulton se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin.

"Avokati i Popullit konstaton se nga ana e ARRSH-së janë kryer veprime haptazi në kundërshtim me ligjin të cilat konsistojnë në mospërmbushjen e rregullt të detyrës prej të cilës i është shkaktuar dëm ekonomik shtetit dhe njëkohësisht dëm ekonomik pasuror individëve të prekur nga shembja pa kriter e banesave dhe aktiviteteve private tregtare që ndodheshin në aksin rrugor që preket nga projektit për ndërtimin e segmentit rrugor ?Rehabilitimi i segmentit rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta - Rrethrrotullimi Shqiponja.?

Sipas raportit të paraqitur nga Avokati i Popullit në këtë proces janë ndeshur shumë mangësi.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/bashkia-shkelje-te-astiri-avokati-i-popullit-ndoqi-proces-te-pjesshem-dhe-te-manget

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv