Surprise Me!

Report TV - I jepet lamtumira e fundit ish-deputetit të PS, Apostoli: Një parlamentar i vërtetë

2020-05-27 2 Dailymotion

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit ish-deputetit socialist të qarkut Korçë Niko Faber, i cili u nda nga jeta një ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak.

Në homazhin e mbajtur në nder të tij ishin të pranishëm familjare, miq dhe kolege, të cilët shprehen ngushëllimet për humbjen e Niko Faber.

Ceremonia u zhvillua në Katedralen e qytetit të Korçës, ndërsa të pranishëm ishin edhe ish-deputeti Gaqo Apostoli dhe ish-kryetari i Bashkisë së Korçës në vitet 1996-2000, Dhionis Kotmilo.

"E ruanim miqësinë deri në ditët e fundit. Ndasitë për ne nuk kanë ekzistuar ", u shpreh ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Kotomilo

"Është një njeriu i madh, jo vetëm i Korçës, por i gjithë Shqipërisë. Ai ka qenë një njeriu shumë patriot. Ai ishte një njeriu që do ti mungojë Shqipërisë, Parlamentit. Ai ishte një parlamentar i vërtetë. Ka vënë mendimet e tij në mjaft ligje të natyrës ekonomike, financiare, të mbrojtjes së mjedisit dhe agrobiznesit. Niko ka qenë edhe sportist", u shpreh ish-deputeti Apostoli.

Buy Now on CodeCanyon