Surprise Me!

Top News - Kina kërcënon Shtetet e Bashkuara për Hong Kongun

2020-05-27 1 Dailymotion

Kina kërcënoi të hënën se do të ndërmarrë kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara nëse ndëshkohet për planet për të vendosur një ligj të ri në Hong Kong ku shefi i sigurisë e lëvdoi si një mjet të ri për të mundur terrorizmin.

Pekini ka në plan të miratojë një ligj të ri sigurie për Hong Kongun kundër tradhëtisë, mosbindjes dhe rebelimit, vetëm pak muaj pas protestave pro-demokracisë dhe shpesh të dhunshme të vitit të kaluar.

Por, shumë banorë të Hong Kongut, grupe të biznesit dhe vende perëndimore frikësohen se projekt-ligji mund t?i japë goditjen fatale lirive të çmuara të këtij qyteti. Mijëra njerëz dolën në rrugë të dielën megjithë ndalimin e tubimeve për shkak të koronavirusit.

Ndërsa policia shpërndau turmat me gaz lotsjellës dhe pompa uji, Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Robert O?Brien, paralajmëroi se ligji i ri mund t?i kushtojë qytetit humbjen e statusit të privilegjuar tregtar me Shtetet e Bashkuara.

Por, Ministria e Jashtme kineze tha se Pekini do të reagojë ndaj çfarëdo lloji sanksionesh nga Uashingtoni.

?Nëse Shtetet e Bashkuara këmbëngulin të dëmtojnë interesat e Kinës, Kina do të duhet të ndërmarrë çdo masë të nevojshme për t?iu kundërvënë?, u tha gazetarëve zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian.

Hong Kongu është shndërruar në pikën më të fundit të fërkimeve, ndërsa rriten tensionet mes dy superfuqive, të krahasuara nga Kina me ?pragun e një Lufte të re të Ftohtë?.

Refuzimi për tu dhënë banorëve të Hong Kongut të drejta demokratike ka ngjallur mbështetje të rrallë në një Uashington të ndarë ashpër gjatë administratës Trump.

Pekini i paraqet protestat e qytetit si një komplot i huaj për të destabilizuar Kinën kontinentale dhe thotë se vendet e tjera nuk kanë asnjë të drejtë të ndërhyjnë në mënyrën se si menaxhohet qyteti i mirënjohur si epiqendër biznesi.

Agjentë kontinentalë?

Protestuesit, të cilët kanë dalë në rrugë me miliona, thonë se janë të motivuar nga vitet gjatë të cilëve Pekini hoqi një nga një liritë e qytetit, pasi iu rikthye Kinës nga Britania në 1997.

Hong Kongu gëzon liri që nuk përjetohen në kontinent, si dhe sistemin e vet juridik dhe statusin tregtar.

Aktivistët e konsiderojnë propozimin e ligjit të sigurisë si lëvizjen më arrogante të Pekinit për t?i dhënë fund fjalës së lirë dhe aftësisë së qytetit për të bërë ligjet e veta.

Një shqetësim i veçantë është një dispozitë që lejon agjentët e sigurisë kineze të veprojnë në Hong Kong. Kjo mund të shërbejë për shtypjen e atyre që shprehin mosmarrëveshje kundër sundimtarëve komunistë të Kinës.

Në territorin kontinental, ligjet për mosbindjen zbatohen rregullisht kundër kritikëve.

Ligji i propozuar, të cilin legjislativi formal i Kinës pritet ta miratojë së shpejti, gjithashtu do të anashkalojë legjislativin e vetë Hong Kongut.

Shoqata e Avokatëve, me influencë në qytet, e përshkroi të hënën mocionin e propozuar si ?shqetësues dhe problematik? ? dhe paralajmëroi se madje mund edhe të shkelë mini-kushtetutën e këtij territori.

Propoz...

Buy Now on CodeCanyon