Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Komisari i Elbasanit Edmond Koseni zhbllokon rrugën nacionale Elbasan-Lushnje. Në afërsi të Peqinit dje pasdite të gjithë furgonët dhe autobuzët me targë Lushnje janë bllokuar nga banorët peqinas. Konflikti ka ndodhur pas ndeshjes së futbollit Lushnja-Peqini ku shoferi i kryepolicit të Peqinit u është drejtuar me një granatë në dorë tifozëve lushnjarë.

Pas kësaj ai është shoqëruar neë komisariatin e policisë së Lushnjës. Arrestimi i tij ka provokuar zemërimin e peqinasve të cilët kanë bllokuar çdo automjet lushnjar pranë qytetit të tyre. Por gjithshka ka marrë fund kur kryepolici Koseni i ka hipur vetë autobuzit të parë të kortezhit të bllokuar duke hapur rrugën për automjetet drejt Lushnjes.

Koseni sot ka marrë në dorëzim policin nga Peqini duke e nxjerrë nga komisariati i Lushnjes, nga ku më pas do të ndiqet në qytetin e tij./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/