Surprise Me!

Bukoviqi dhe Llaskarca përballen me mungesën e ujit të pijshëm

2020-05-27 12 Dailymotion

Fshatrat Bukoviq dhe Llaskarcë të Komunës së Sarajit me dekada përballen me mungesën e ujit të pijshëm, për shkak të problemeve me ujësjellësin. Ata janë të detyruar që zgjidhje të gjejnë ermes bunarëve. Kohëve të fundit situata është bërë edhe më e rëndë.
?Nga një javë s?kemi hiç përpara na lëshonin pak në mëngjes, pak në mbrëmje?.

?Nuk ka ujë e shihni edhe vet. Kam qen në punë atje i kam mbushur në punë shishet për të pure ujë se nuk ka?.

Banorët thonë autoritetet për zgjidhjen e problemit flasin vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

?Qe 20 vjet merren kur vijnë zgjedhjet me ndriçimin e rrugëve, asfaltimi i rrugëve, ujësjellësi. Me këto tre gjëra janë duke u marrë dhe s?mund ti kryejnë këta punë?.

?Krejt hazër janë rrjetet, sot nesër, sot nesër, nuk ka. Votimet kur do të vijnë tani secili do të thotë se po, këto dy javë ditë?.

?As kanalizime nuk ka, ujti i jama shkon krejt nëpër bunarë. Ajo është krejt sëmundje, krejt njerëzit e shëndosh i prishi?.

Nga Komuna e Sarajit, me premtimet e njëjta të vitit të kaluar.

Është përgatitur projekt për zgjidhjen e këtij problemi, ku për disa ditë do të merret pëlqim për revidim nga ?NP Ujësjellësi dhe Kanalizime?, ku me këtë mbarojnë procedurat e kompletimit të dokumentacionit dhe pastaj do të vazhdohet me procedurën e shpalljes publike për të zgjedhur operatorin ekonomik që do ti kryen punimet - thonë nga Komuna e Sarajit.

Banorët e Bukoviqit dhe Llaskarcës pohojnë se për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit e kanë të ndërtuar më shumë se dhjetë vite më parë dhe me vetë kontribut. Por për shkak të pjesës që është dashur ta kryejnë autoritetet çezmat e fshatrave mbeten pa ujë.

Mefail Ismaili

Buy Now on CodeCanyon