#tvora #rtvoranews

Presidenti, Ilir Meta, ka rikthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për turizmin detar, i cili përcakton llojet e mjeteve lundruese turistike, si dhe synon heqjen e TVSH per jahtet ti jape zhvillim ketij sektori.

Në arsyetimin shoqërues, Kreu i Shtetit kritikon ashpër qeverinë dhe deputetët e Kuvendit për gjuhën e huaj të përdor në këtë dokument, duke shkelur Kushtetutën.

Madje, Ilir Meta, ju tregon hartuesve të këtij ligji derën e Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë.

Meta: Përdorimi i emërtimeve në gjuhë të huaj, në një ligj, pra në aktin më të lartë me fuqi detyruese që nxjerr Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, që përbën aktin zyrtar bazë pas ligjit themeltar të vendit: Kushtetutës, jo vetëm shkel parimin se gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisëështë gjuha shqipe, por cenon drejtpërdrejtë dhe identitetin kombëtar, të mbrojtur posaçërisht që nga preambula e Kushtetutës sonë.

Gjithashtu sipas Presidentit ky ligj nuk përcakton rregulla të qarta dhe të kuptueshme për dhënien e licensave për operatorët turistikë si dhe për masat administrative ndaj tyre.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/meta-i-kthen-mazhorances-ligjin-turizmin-detar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv