Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kjo është një protest e karrocierëve të qytetit. Prej kohësh policia ju ka ndaluar të qarkullojnë nëpër rrugët e Tiranës. Kush kapet duke lëvizur mbi mjetin e tërhequr me kafshë i bllokohet karroca në komisariat. Ndërsa kali meqë do ushqim dhe bën shumë pis i jepet me vete pronarit. Në këtë protestë kanë dalë vetëm një pjesë e tyre.

Ndër protestuesit e sotëm ishte dhe një karrociere e cila thote se del për të fituar ndonjë lekë për të rritur fëmijët. Karrocierët thonë se punojnë për bukën e gojës. Duke qenë shtresë me shumë pak të ardhura dhe shumë fëmijë këta njerëz sytë i kanë tek qeveria. Ata thonë që Qeveria të vejë kufizime brenda Unazës të mos na lejojë.

Karrocat përdoren për të sjellë mallin tek tregu i mallrave por dalngadalë përveç vendimeve të shtetit ata po i nxjerr jashtë lojë dhe konkurenca me karrot me motorr të quajtura dhe dum dum./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/