Pas të dhënave që janë siguruar nga Interpoli ndërkombëtar, por edhe zyra në Tiranë, policia e Vlorës në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim mundësoi arrestimin e një 37 vjecari.
Ai ra në pranga pasi u mor informacion në rrugë operative nga të gjitha strukturat policore, mes të cilave edhe Interforza. Bëhet fjalë për 37 vjeçarin me dy mbiemra. Ergust Bubeqi, i njohur edhe me mbiemri Dumitru u arerstua. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit Aquila, Itali, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vjet e 10 muaj burg, për kryerjen e veprave penale ?Shfrytëzim prostitucioni?, ?Trafik narkotikësh? dhe ?Vjedhja me dhunë?, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion disa vajza rumune, duke i detyruar ato përmes dhunës që të ushtronin prostitucion në qytetet Montesilvano, Città Sant?Angelo, Silvi dhe Pescara, gjatë periudhës janar-qershor 2007.
Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në ?Konventën Evropiane të Ekstradimit? dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Interpol#Italy#TopChannel