Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Rrogozhinë këtë të mërkurë, ku vizitoi tregun agro-ushqimor të këtij qyteti. Kreu opozitar tha se edhe këtu gjendja është njësoj si për bizneset që ka vizituar në Tiranë dhe Durrës, ndërsa konsumi ka rënë nën zero.

?Gjendja e fermerëve dhe gjithë atyre që shesin prodhimet e tyre është po aq e keqe se gjendja e bizneseve që kemi vizituar në Tiranë dhe Durrës. Konsumi ka rënë në zero. Rrinë në orë të tëra. E dëgjuat, 10, 15, 20 mijë lekë xhiro në javë, jo në ditë. Askush nuk ka parë asnjë ndihmë me sy, as financiare, as ushqimore?, tha Basha.

Sipas tij,realiteti është ndryshe nga ajo që paraqitet me regji qendrore. Për situatën, bëri fajtor kryeministrin Rama, për të cilin Basha thotë se është e keqja e vendit.

?Edi Rama nuk mund ta fshehë përgjegjësinë e tij, dështimin e tij kriminal sepse ato miliona që ia ka hedhur 4-5 oligarkëve do të mjaftonin që fermeri shqiptar, njësoj si fermeri kosovar, si ai i Maqedonisë së Veriut të paktën të mbante kokën mbi ujë në këto momente të vështira. Por jo, e keqja po vazhdon të thellohet. Vetëm me 30 mln euro e Teatrit mund të ndihmoheshin me qindra familje. Ky është e keqja e Shqipërisë, e ekonomisë, e familjeve shqiptare. Kjo është një Shqipëri e robëruar nga Edi Rama me 5 oligarkë?, tha Basha duke shtuar se të keqes i jepet fund me zgjedhje./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/