#tvora #rtvoranews
Antimafia Italiane e Leçes në bashkëpunim me Guardia Di Finanza e Brindizit kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar ?San Silvestro 2018? i cili ka çuar në shkatërrimin e një grupi trafikantësh lëndësh narkotike italo-shqiptarë.

9 persona janë vënë nën urdhër arresti, 5 në burg e 4 në arrest shtëpiak.

RTV Ora ka zbardhur se mes 5 personave të vënë në pranga 3 janë shtetas shqiptarë banues në Itali të cilët organizonin vendosjen e kontakteve mes prodhuesve të marijuanës në Shqipëri e grupit të trafikantëve në Itali. Gjithashtu 3 shqiptarët e arrestuar bashkëpunonin në operacionet e transportit të drogës nga Shqipëria në Itali.

Gjatë hetimeve të operacionit e deri më sot në ekzekutimin e tij janë sekuestruar 3750 kg marijuanë, 50 kg hashash, 1 kg kokainë, 1 kg heorinë, 6 mjete lundruese e 3 autovetura.

Hetimet e operacionit janë ekzekutuar në sinergji me repartin e Guardia di Finanza në Durrës dhe me autoritetet e policisë shqiptare.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/derguan-ne-itali-afro-4-ton-droge-te-prodhuesve-ne-shqiperi-video-e-operacionit

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/d7HoQT1oeTc

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp