Kosova dhe Shqipëria kanë numrin më të lartë të të rinjve 15-24 vjeç, që nuk janë as në punë e as në shkollë. INSTAT raporton se 25,5% e të rinjve të grupmoshës 15-24 vjeç në Shqipëri nuk kishin asnjë angazhim në vitin 2019, ndërsa në Kosovë në të njëjtin vit, ishin 33% e të rinjve në këtë gjendje. Në vendet e tjera të rajonit dhe Bashkimin Evropian, kjo përqindje është shumë më e ulët. Pjesëmarrja e forcës punëtore të të rinjve në Ballkanin Perëndimor ishte e ulët në raport me standardet evropiane dhe mbeti pothuajse e pandryshuar vitet e fundit. Në vitin 2018, shkalla e punësimit arriti afër 20% për njerëzit e moshës 15-24 vjeç krahasuar me 35% në BE. Shkalla e punësimit ishte veçanërisht e ulët për vajzat e reja në krahasim me djemtë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel