Një avion i posaçëm ka sjellë sot pasdite në pistën e Aeroportit të Rinasit 100 rezervistët italianë , pjesëtarë të misionit të trupave të NATO-s në Shqipëri. Është hera e parë që ushtria italiane riaktivizon rezeristët në një mision ushtarak kombëtar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Këta rezervistë janë thirrur dhe me dëshirën e tyre iu janë ushtruar stërvitjeve speciale ushtarake në ishullin e Sardenjës në Itali.
Rezervistët kanë kryer shërbimin e detyrueshëm 1 vjeçar ushtarak ndaj tani paguhen me 1 milion 600 mijë lireta në muaj. Ky mision i këtyre rezervistëve në Shqipëri sipas kapitenit Luçi është 1 muaj.
" Rezervistët italianë do të shoqërojnë karvanin e ndihmave humanitare dhe do të sigurojnë linjat e komunikimit të NATO-s dhe të Kosovës. Gjithashtu ata janë stërvitur për të shpëtuar civilët nga zona ku mund të zhvillohen luftime."
Kapiteni Luçi mohon lidhjen mes ardhjes së rezervistëve italianë me situatën në veri të Shqipërisë në kufi me Malin e Zi. Brigada e rezervistëve u shtohet numrit të 1200 ushtarëve italianë aktualisht në misionet e NATO-s në Shqipëri.

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/