Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gjykata e Tiranës më në fund hap dyert për kamerat dhe gazetarët e televizioneve pas një bllokimi disa mujor krejt absurd me urdhër të ish-kryegjyqtarit Pajtim Hoxha. Sot pasardhësi i tij Sokol Çomo ka anulluar bllokadën duke ftuar kamerat brenda në salla.

Në një takim të shkurtër me gazetarët në prani dhe të zëdhënësit të Ministrit të Drejtësisë, Agim Neza, Çomo është shprehur se dëshiron marrëdhënie të mira e institucionale me masmedian, duke ftuar më pas kamerat në sallat gjyqësore.

Sokol Çomo, Kryetar i Gjykatës Tiranë:- ?Personalisht e konsideroj shumë të vlefshëm një bashkëpunim shumë të frutshëm ndërmjet organeve të drejtësisë dhe të medias. Pasi në këtë mënyrëmund të përmbusht parimi i njohur botërisht, ku publiku ushtron kontrollin e tij në dhënien e drejtësisë?.

Është dashur shkarkimi për paaftësi nga KLD i Pajtim Hoxhës dhe zëvendësimi i tij me juristin e njohur Sokol Çomo që të vihej në vend një padrejtësi absurd karshi medias dhe të drejtës së publikut për tu informuar. Ndërkohë mësohet se ish-kryegjyqtar i Tiranës Pajtim Hoxha nuk i ka dorzuar ende çelsat e zyrës pasardhësit të tij Sokol Çomos./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/