Një i sëmurë psiqik nga fshati Rremas i Lushnjes pas mosmarrëveshjeve me njerëzit e shtëpisë së tij, vrau sot paradite me armë zjarri nënën dhe vëllanë, një mësues nga fshati dhe më pas veten. 32 vjeçari i shtruar më parë në spitalin psikiatrik të Tiranës, qëlloi me një pushkë 10 -she brenda në shtëpi fillimisht mbi nënën e tij 65 vjeçare Angjelina Stase dhe më pas mbi vëllanë 34 vjeçar Maksim Stase.
Vrasësi i sëmurë i larguar më pas nga vendngjarja qëlloi në një arë të mbjellë mbi 51 vjeçarin Ferit Bejka, mësues në këtë fshat. I trembur nga forcat e policisë të cilat me të marrë sinjalin mbërritën në vendngjarje vrasësi 32 vjeçar u kthye pas në shtëpi ku më pas ka vrarë edhe veten.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/