Surprise Me!

Report TV - 23 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

2020-06-03 0 Dailymotion

23 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

4 raste kanë rezultuar pozitiv me covid -19 në Lushnje. Katër personat kanë rezultuar pozitiv gjatë pasdites së djeshme, ndërsa ata janë karantinuar në banesën e tyre.

Të 4 të infektuarit janë raste kontakti të ardhura nga Tirana. Të infektuarit vijnë nga dy familje të ndryshme, ku burrë e grua janë infektuar në Spitalin e sëmundjeve të brendshme në Tiranë dhe janë të karantinuar në banesën e tyre.

Një tjetër rast është një familje ku gruaja pasi ka qenë në Tiranë, ka marrë virusin dhe më pas ka infektuar dhe bashkëshortin.

Rreth tre muaj pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë është shënuar edhe rasti i parë në Sarandë. Qyteti bregdetar u konsiderua si një nga zonat  e gjelbra, pasi nuk pati asnjë rast gjatë kësaj periudhe.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një  shtetase ukrainase, e cila prej 6 muajsh jeton në Shqipëri.

Mësohet se ditët e fundit ajo kishte shkuar me pushime nga Tirana në Sarandë së bashku me bashkëjetuesin e saj shqiptar.

Çifti ka deklaruar se nuk kanë patur kontakte me qytetarë të tjerë, pasi jetonin në një apartament, ndërsa pas konfirmimit të rastit ata janë nisur me ambulancë drejt Tiranës.

Ditët e fundit nga të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë, rastet me koronavirus janë shtuar.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076. Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Buy Now on CodeCanyon