Surprise Me!

Top News - Habit Kina/ Virusi, jo nga tregu i kafshëve

2020-06-03 2 Dailymotion

Kina thotë tani se koronavirusi nuk e ka origjinën tek tregu i kafshëve të gjalla në Wuhan, siç është diskutuar përgjatë gjithë kësaj kohe.

Tregu sipas saj, thjesht mund të ketë shërbyer si vatër për një ?super përhapje? të sëmundjes. Në këtë mënyrë, thotë Bussines Insider, ekspertët ende sot nuk e dinë se ku I pati saktësisht fillesat sëmundja. Fillimisht, autoritetet në Wuhan njoftuan se rasti I parë qe regjistruar në tregun e kafshëve të gjalla atje. Por hetimet e mëtejshme, treguan sipas drejtorit të Qendrës Për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë, Gao Fu se tregu në fakt, ishte një prej ? viktimave të pandemisë?.

Kampionet e marra nga kafshët aty rezultuan negative çka dëshmon se nuk i kanë infektuar ato blerësit. Gjithmonë e më shumë dëshmi po mbështesin pretendimet se virusi nuk e ka gjenezën tek tregu. Madje ai duket se ka qarkulluar në Wuhan përpara se të raportoheshin zyrtarisht rastet e para. Tani mendohet se personi i parë që testoi pozitiv mund të jetë ekspozuar që në 1 dhjetor, dhe simptomat i shfaqi një javë më vonë. Kina e lajmëroi OBSH për sëmundjen e re misterioze në fund të dhjetorit. Ka shumë teori mbi origjinën e vërtetë të pandemisë, një prej të cilave e përhapur gjerësisht, pretendon se virusi ka dalë aksidentalisht nga laboratori patogjenëve të rrezikshëm në Wuhan.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kina#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon