#tvora #rtvoranews
Komisioni i Venecias i ka dërguar Parlamentit dhe Presidentit të Republikës konkluzionet paraprake në lidhje me mosmarrëveshjen për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në një raport prej 22 faqesh politika shqiptare kritikohet për mungesën e konsensusit për ti dhënë zgjidhjen e duhur zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë Komisioni i Venecias rekomandon së pari proces të shpejtë vettingu për kandidatët e propozuar për të plotësuar vendet vakante.
Ndërsa Komisioni i Venecias kërkon që për këtë çështje të shprehet edhe Gjykata Kushtetuese sapo ajo të jetë funksionale, sugjeron që KED-ja t'i dërgojë listat Kuvendit menjëherë pasi Presidenti të ketë bërë emërimin që i takon dhe nëse nuk e bën këtë pa ndonjë arsyetim, atëherë KED-ja mund t?ia dërgojë listën Kuvendit pas 30 ditësh.
Duket se në këtë mënyrë në detyrë do të qëndrojë Marsida Xhaferllari e zgjedhur nga Presidenti dhe jo Arta Vorpsi. Por do të jenë sërish palët në Shqipëri që do të japin dhe sqarimin e plotë të draftit.
Kjo ndodh pasi listat përbëhen nga të njëjtët kandidatë dhe zgjedhja e tyre duhet të bëhet në të njëjtën kohë.
Gjithashtu, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të ndryshojë Rregulloren, në mënyrë që Avokati i Popullit të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të marrë pjesë si vëzhgues në mbledhje, në mënyrë që të shtohet transparenca dhe besimi i publikut.
Drafti thekson se kriza e rëndë kushtetuese në Shqipëri është shkaktuar nga disa faktorë.

Më i rëndësishmi ndër ta është vetingu dhe mos funksionimi për një kohë të gjatë i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Gjithashtu procesi i shkarkimit ndaj presidentit Meta ka thelluar më tej ndarjen mes palëve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/draft-opinioni-i-venecias-teper-e-rendesishme-rikthimi-ne-funksion-i-gjykates-se-larte-e-kushtetuese

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp