Përpjekjet për të arritur një produkt final nga tryeza e këshillit politik për reformën zgjedhore, në sytë e analistit Ilir Yzeiri lexohen si një tentativë për tu dukur mirë para ndërkombëtarëve.

?Ky nxitim për ta përmbyllur, për të gjetur gjuhën e përbashkët, për të arritur në një përfundim, nuk është nxitim për të zgjidhur problemet e reformës, por është nxitim për tu dukur ?djem të mirë? në sytë e ndërkombëtarëve?, u shpreh Yzeiri.Gjithsesi Yzeiri shprehet skeptik për arritjen e marrëveshjes mes palëve për ?zgjedhoren?. Ai thotë se palët po tregojnë kujdes për të mos prekur interesat e partive të mëdha.

?Të krijohet përshtypja sikur befas palët e gjetën arsyen dhe kanë shprehur vullnetin që ta përfundojnë. Unë për veten time jam skeptik, dhe dyshoj se palët mund ta gjejnë gjuhën e përbashkët apo dakordësinë për çështjet që nuk prekin interesat politikë të lidervë të tyre? , tha Yzeiri.

Ashtu si me reformën në drejtësi, shpresën edhe sot shihet tek ndërkombëtarët.

Përsa i përket reformës në drejtësi, çështje e cila i ka vënë në lëvizje, por ndan të gjitha palët, Yzeiri komenton edhe qëndrimin e liderëve kryesorë.

?Reforma në drejtësi është e dhimbshme, jo për shqiptarët, por për ata politikanë që nuk e kanë të shkuarën dhe aq të pastër. Deri tani është krijuar një skenë e tillë politike, që Ilir Meta e ka projektuar veten si kundërshtar i egër i reformës në drejtësi dhe i ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Lulzim Basha ka një pozicion pak më të moderuar duke injoruar në heshtje Ilir Metën kurse Rama u tregua më i hapur duke thënë që ne nuk na shqetëson të marrim pjesë, por kjo reformë duhet parë në praninë e ndërkombëtarëve?, tha ai.