Surprise Me!

Ora News - Skandali në Tiranë, 65-vjeçarin përdhunon të miturën dhe ua jep videon adoleshentëve

2020-06-03 16 Dailymotion

#tvora #rtvoranews
Policia e Tiranës ka zbuluar një skandal seksual në kryeqytet, duke vënë në pranga katër persona me akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur.

"Specialitët për Hetimin e Krimit pas informacionit të marrë se një shtetas, 65 vjeç, kishte abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe, organizuan punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e ngjarjes" njofton policia.

Truri i këtij veprimi monstruoz ka qenë pikërisht 65-vjeçari A.D, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë.

Nga veprimet hetimore të policisë rezultoi se ky shtetas kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime.

Këto video, sipas policisë, ai ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Më pas ata kanë bërë video intime që t?ua shpërndanin personave të tjerë.

Me ndërhyrjen e Policisë Kriminale u parandalua ky veprim kriminal.

Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/skandali-ne-tirane-65-vjecarin-perdhunon-te-mituren-dhe-ua-jep-videon-adoleshenteve-te-cilet-gjithashtu-abuzojne-me-te

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon