Floket konsiderohen nje pjese e rendesishme e identitetit te nje personi. Pasja e flokeve te bollshem dhe te shendetshem ndikon ne menyre instiktive ne permiresimin e humorit te nje individi, rrit vetebesimin e tij ne maredheniet me te tjeret, shton terheqjen seksuale, rinine dhe energjine e brendshme. Por ne rastin e kundert, renia dhe mungesa e tyre, sidomos ne moshat e reja dhe kryesisht ne seksin mashkull, shkakton stres psikologjik, gjendje te lehte depressive dhe qe shpesh shoqerohet me ndjenjen e veteizolimit. Ne momentin e rrallimit e te renies se flokeve keta persona mendojne se duken me te vjeter ne moshe dhe me pak terheqes per te tjeret.
Ne studio me Erjona Rusi per te diskutuar me gjeresisht mbi menyren e transplantimit te flokeve ne kliniken Laser Way, kemi te ftuar ne studio Dr. Elona mjeke kirurge ne kete klinike.
Gazetarja Leda Hysa ne kliniken Laser Way na sjell nje vizite tek mjeku dhe Live Medicine.Gjithashtu ne interviste aktori I njohur I portokallise Ledio Lako.
Bisede ne studio,Erjona Rusi me Z.Leon Mekshi i cili do na rrefeje eksperiencen e tij ne transplantimin e flokeve ne Laserway Hair Clinic.
Por cilet jane ata te famshem te cilet kane perdorur per permiresimin e pamjes se tyre qe kane kryer operacione për transplantim të flokëve?
Shumë të famshëm të Hollivudit kanë investuar dhe ende investojnë që pamja e tyre të përmirësohet vazhdimisht, edhe me kalimin e viteve. Rinoplastika ose operacionet e hundes, rritja e gjirit apo e vitheve, janë procedurat më të zakonshme të kirurgjisë plastike, per më tepër në mesin e njerëzve të famshëm. Heqja e dhjamit në zonën e barkut dhe përmirësimi i hundës janë gjithashtu të njohura për meshkujt e showbizit. Gjithsesi transplanti i flokëve eshte ai që kryeson listen e ketyre opercioneve: John Travolta, Wayne Rooney, Elton John, Billy Bob Thornton, Jude Law etj.
Lifestyle medicine, rubrika e cila cdo jave me Diola Dosti na sjell surpriza te reja. Kete puntate ndalemi tek : Lëngu i hithrës për trajtimin e flokëve dhe Aplikimi i lëngut të hithrës në lëkurën e kokës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hipokrati#TopChannel