I ftuar në emisionin e shëndetit në Alsat është Dr. Ilir Hasani ? drejtor i Klinikave Universitare TOARKIQE dhe njëkohësisht kirurg traumatolog. Dr. Hasani tregon më shumë për qasjen multi-disiplinore që kanë klinikat që ai drejton, masat preventive që ka implementuar si drejtor gjatë pandemisë me virusin COVID-19, trajtimin e situatave emergjente, dhe funksionimin e klinikës që pritet të rikthehet me kapacitet të plotë pas lehtësimit të masave të izolimit. <br />Çfarë masash mbrojtëse kanë implementuar Qendrat Klinike Universitare ?Nënë Tereza? për të mbrojtur mjekët edhe pacientët prej fillimit të pandemisë me COVID-19? Si ka vazhduar puna në Klinikën e Traumatologjisë gjatë kohës së pandemisë? Cilat risish ka sjell në në trajtimin e pacientëve? Pas lehtësimit të masave a pritet që të kemi fluks më të madh të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjeksore për lëndime sportive apo lëndime në traumatologji?<br />Dr. Hasani ndër të tjera thekson kujdesin e shtuar që duhet të tregojnë qytetarët në mënyrë që të parandalojmë jo vetëm virusin por edhe aksidentet e trafikut dhe lëndimet sportive.