Sipas të dhënave të CRCA, dhuna dhe abuzimi ndaj fëmijëve mbetet tepër shqetësuese në Shqipëri.
Vetëm brenda periudhës kohore 1 janar 2019 - 1 qershor 2020:
- 66 fëmijë kanë rënë pre e ngacmimit dhe dhunës seksuale nga persona të afërt apo janë dhunuar fizikisht nga familjarë të tyre;
- 3 vajza janë vetëvrarë;
- 16 fëmijë të tjerë kanë humbur jetën në aksidente, viktima të neglizhencës prindërore apo institucionale;
- 18 fëmijë dhe adoleshentë kanë humbur jetën nga tërmeti i nëntorit 2019.
Situata e dhunës ndaj fëmijëve mbetet dramatike, pasi:
- 77% e fëmijëve kanë përjetuar të paktën një formë të dhunës në familje.
- 41% e fëmijëve të moshës 0-17 vjeç, kanë qenë të ekspozuar ndaj dhunës në familje gjatë 12 muajve të fundit
- 12% e fëmijëve në Shqipëri janë viktima të ngacmimeve dhe abuzimit seksual
- Mbi 60% e fëmijëve raportojnë internet të pasigurt.
- 44% e fëmijëve kanë qasje në pornografi me të rritur çdo ditë në internet.
- Është njëqindfishuar numri i faqeve pornografike me fëmijë gjatë periudhës së COVID-19.
- 47 për qind e tyre janë kontaktuar nga një person i panjohur gjatë kohës që kanë qenë në internet.
- 41% e fëmijëve janë viktima të një forme të dhunës në shkolla

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel