Surprise Me!

Top News - Vdekja e George Floyd në SHBA/ Policët, në gjunjë për solidaritet!

2020-06-03 0 Dailymotion

Vdekja e George Floyd ka shkaktuar një javë protestash në mbarë Shtetet e Bashkuara të cilës nuk i duket fundi. Një nivel I tillë dhune dhe përleshjesh me forcat e rendit nuk ishte parë që prej viteve 1960.

Por nuk kanë munguar ndërkohë dhe rastet e një solidariteti të rrallë me protestuesit nga vetë efektivët e policisë. Pamjet e një grupi policësh që ulen në gjunjë përpara tyre në Santa Cruz, kanë bërë xhiron e botës e skena të ngjashme pati dhe në Nju Jork, ku demonstruesit i falenderuan për gjestin e tyre e disa dhe I përqafuan.

Autopsia private e kërkuar nga familja e, nxori rezultate të ndryshme nga ajo e zyrës së mjekësisë ligjore që dilte në përfundimin se vdekja e 46 vjecarit erdhi si pasojë e problemeve në zemër. Verifikimi i ri tregoi se George ka ndërruar jetë për shkak të presionit në qafë. ?Shkaku i vdekjes sipas mendimit tim është asfiksia, për shkak të shtypjes në qafë ? e cila mund të ndikojë tek niveli i oksigjenit që shkon në tru dhe presionit në shpinë, që mund të ndikojë në frymëmarrje?, tha Michael Baden, ish-zyrtar mjekësor për qytetin e Nju Jorkut, që është angazhuar nga familja e afroamerikanit. Një rezultat I tillë praktikisht tregon se Floyd u mbyt, dhe kjo tani po përshkruhet si vrasje.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GeorgeFloyd#SHBA#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon