Surprise Me!

Neser senaca per qeverine Hoti - News, Lajme - Vizion Plus

2020-06-03 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur për të caktuar seancën parlamentare, për votimin e qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti.61 deputetë kanë kërkuar thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, e cila mund të mbahet paraditen e të mërkurës. Lidhja demokratike e Kosovës dorëzoi kërkesën për seancë, pas publikimit të vendimit të gjykatës Kushtetuese. Pas caktimit të seancës, pritet të zyrtarizojë emrat e ministrave nga kjo parti. Sipas kësaj force politike është garantuar mbështetja me votë nga 65 ligjvënës. Qeveria e re do të jetë në koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt, Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt dhe minoritetet. Ndërsa AKR e Behgjet Pacollit nuk do të përfaqësohet në kabinetin e ri, por do ta votojë atë. Ndërkaq lëvizjes vetëvendosje në ditët e fundit të qeverisjes nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të kërkojë zgjedhje të reja me anë të një peticioni. Vetëvendosje fillimisht nisi mbledhjen e firmave online, ndërsa pas zbutjes së masave kundër COVID-19, peticioni po nënshkruhet edhe në sheshet kryesore të Prishtinës.

Buy Now on CodeCanyon