Surprise Me!

Viti jubilar i te rinjve (13 Maj 2000)

2020-06-03 0 Dailymotion

Këta të rinjtë nga e gjithë dioqeza janë mbledhur nën thirrjet të ndërtojmë një shoqëri ndryshe. Në këtë 2 mijë vjeçar të krishtërimit Arqipefshvi i njohur Rrok Mirdita i kujton kësaj moshe se zoti i ka dhënë energji për të ndërtuar një qytetërim që të ketë në themel lumturinë e gjithësecilit dhe të mbarë njerëzimit. Më tej Mirdita vërejti se kërkohet angazhimi i të gjithëve për të ndryshuar botën dhe për të dëshmuar se është e mundur që të ndërtohet një shoqëri ndryshe.
Duke dënuar arrogancën, ai vërejti se askush nuk ka të drejtë të sillet si zot i tokës. Një veprimtari e tillë zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Takimi u realizua në kuadër 2000 vjetorit të krishtërimit që vlerësohet si viti i dashurisë. Mesazhi për këta të rinj dhe për gjithë botën është ndryshoni jetën tuaj sepse çelësin e lumturisë e keni vetë në dorë. Ndër të ftuarit në këtë takim ishte dhe grupi muzikor "Gen Roso" që përshëndeti me një koncert të përgatitur enkas për këtë veprimtari.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon